Eriksen drejt Realit, Tottenhami gjen zëvendësuesin te PSG-ja

  • 10 June 2019 - 18:21
Eriksen drejt Realit, Tottenhami gjen zëvendësuesin te PSG-ja

Christian Eriksen, mesfushori danez i Tottenhamit, para disa ditësh tha se për të ka ardhur momenti që të largohet nga ekipi anglez.Reali i Madridit është skuadra që e kërkon më shumë lojtarin dhe duket se vet ai intrigohet nga madrilenët. Nëse “Los Blancos” bëjnë ofertën e duhur nuk do të ketë më pengesa për largimin e danezit.

Siç raportojnë mediat në Angli, zëvendësuesi i tij do të vijë nga Franca. Londinezët janë duke ndjekur Julian Drakler, trekuartistin gjerman.Mbetet të shihet tashmë kur do të largohet Eriksen, që Tottenhami të nisë të lëvizë për zëvendësuesin e tij. Gjithsesi vetëm i lehtë nuk do të jetë operacioni i Draksler për ta marrë në Londër.

Image

(Kosova Sot Online)