‘Plisat’ nisen nesër për Elbasan për ta mbështetur Kombëtaren shqiptare

  • 10 June 2019 - 18:39
‘Plisat’ nisen nesër për Elbasan për ta mbështetur Kombëtaren shqiptare

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, Shqipëria nesër zhvillon ndeshjen e katërt. Në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare pret Moldavinë në ndeshjen e vlefshme për grupin H.

Kombëtarja shqiptare do ta ketë nesër edhe mbështetjen e tifo-grupit më të madh kosovar, “Plisat”. Tifozët prishtinas kanë bërë të ditur se nesër do të bëhet nisja e organizuar drejt Elbasanit.

 

(Kosova Sot Online)