Besiktasi akuzohet se pagoi prostituta gjatë një turneu, reagon klubi

  • 11 June 2019 - 15:30
Besiktasi akuzohet se pagoi prostituta gjatë një turneu, reagon klubi

Besiktasi i ka mohuar lajmet se skuadra e tyre U-16 kishte punësuar prostituta gjatë një turneu të organizuar për futbollistët e rinjë. Drejtuesit e klubit thuhej se e kishin zbuluar këtë skandal vetëm në mëngjes, kur vajzat zbritën poshtë për të ngrënë mëngjes të nesërmen.

Gazeta gjermane Bild kishte pretenduar se disa të mitur nga skuadra e Besiktasit ishin suspenduar nga klubi gjerman për shkak të këtij skandali.

Ata futbollistë, të gjithë të lindur në vitin 2003, kishin qenë duke marrë pjesë në turneun “Cup of Rhodes Knights”.

Ata pretendohet se kishin paguar prostituta gjatë kohës së tyre në ishullin grek Rhodes, muajin e kaluar. Gratë në fjalë thuhet se kishin qëndruar me ta gjatë gjithë natës.

Mirëpo, Besiktasi i ka mohuar të gjitha këto pretendime.

“Ne kemi dëgjuar për këtë skandal sot. Megjithatë, çështja nuk është ashtu siç po paraqitet në media. Njëri ndër lojtarët tanë e ftoi të dashurën e tij në hotel, mirëpo trajnerët e kuptuan këtë dhe reaguan menjëherë”.

“Lojtari në fjalë është përjashtuar nga skuadra. Çështja nuk është edhe aq e madhe, por është ekzagjeruar”.

(Kosova Sot Online)