Orari i ndeshjeve të Man Unitedit për sezonin e ardhshëm të Premierligës

  • 13 June 2019 - 10:44
Orari i ndeshjeve të Man Unitedit për sezonin e ardhshëm të Premierligës

Manchester Unitedi do të kërkojë ta lë një sezon zhgënjyes prapa vetes, nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaerit, fillimi i mrekullueshëm i së cilit në Old Trafford përfundoi me radhitje në pozitën e gjashtë të tabelës së Premierligës.

Legjenda e Manchester Unitedit u emërua në pozitën e trajnerit si zëvendësues i Jose Mourinho dhe përderisa ai ishte mjaft i suksesshëm në javët e para si trajner i përkohshëm, forma e tyre ra drejt fundit të sezonit dhe ata nuk do të garojnë në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 2019/20.

Sezonin tjetër, Solskjaer do t’i japë prioritet kthimit të klubit në majat e futbollit evropian. Rrugëtimin drejt këtij qëllimi ata do ta nisin qysh javën e parë me ndeshjen kundër Chelseat në Old Trafford.

Tifozët që posedojnë bileta sezonale do t’i presin ndeshjet me Arsenalin më 28 shtator, me Liverpoolin më 19 tetor, me Tottenhamin më 3 dhjetor dhe Manchester Cityn më 7 mars.

Lista e plotë e ndeshjeve të Manchester Unitedit gjatë sezonit 2019/20:

Image
Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot Online)