Trajneri i Kosovës: Nuk kam parë kurrë pasion aq të madh

  • 13 June 2019 - 14:38
Trajneri i Kosovës: Nuk kam parë kurrë pasion aq të madh

Trajneri i Kosovës, Taip Ramadani e ka komentuar barazimin 23:34 me Poloninë në Prishtinë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionat Evropian. Ai thotë se nuk e kishte përjetuar kurrë më parë një pasion të madh për ta fituar lojën

Kosova e lëshoi nga duart ndeshjen me Poloninë të mërkurën mbrëma, duke barazuar me rezultat 23:23, në ndeshjen kualifikuese për Kampionat Evropian.

“Dardanët” kanë udhëhequr fund e krye, por polakët e barazuan rezultatin në sekondën e fundit të lojës.

Dhe, trajneri Taip Ramadani i ka komplimentuar hendbollistët e Kosovës për paraqitjen mbresëlënëse, përkundër faktit që nuk arritën ta fitonin një lojë të cilën e dominuan.

“Natën e shkuar në Prishtinë, ne e dominuam gjysmëfinalistin e Olimpiadës 2016, Poloninë, që nga fillimi e deri në fund, për këtë fazë vitale kualifikuese të Kampionatit Evropian për të dyja ekipet. Unë nuk e kisha përjetuar kurrë një pasion të tillë për lojën dhe një dëshirë të tillë për të fituar, në eksperiencën time mbi 35 vjeçare”, ka shkruar fillimisht Ramadani në llogarinë e tij në Facebook.

“Polonia ndoshta e menaxhoi situatën dhe barazoi, ekzaktësisht në sekondën e fundit të lojës, por Kosova e zhvilloi njërën prej ndeshjeve më të mëdha dhe i dominoi ata gjatë tërë ndeshjes. Unë jam përherë mirënjohës që jam pjesë e këtij grupi të futbollistëve dhe e këtij stafi teknik”, ka shkruar tutje Ramadani.

(Kosova Sot Online)