Holanda e mposht Kamerunin dhe siguron kualifikimin nga grupet e Botërorit

  • 15 June 2019 - 17:18
Holanda e mposht Kamerunin dhe siguron kualifikimin nga grupet e Botërorit

Futbollistet e Holandës janë kualifikuar në fazën e 1/8 të finales së Kampionatin Botëror të vashave, që po zhvillohet aktualisht në Francë. Holanda e fitoi ndeshjen e grupit kundër Kamerunit me rezultat 3:1, falë ndihmës së Viviane Miedema, e cila i shënoi dy gola.

Holandezet e filluan rrugëtimin në Botëror të martën me fitore me rezultat 1:0 kundër Zelandës së Re. Me gjashtë pikët e fituara nga dy ndeshjet e para të Grupit E, ato e kanë siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira. Të enjten, faza e grupeve do të mbyllet me ndeshjen kundër Kanadasë.

Holanda kaloi në epërsi katër minuta para se të mbyllej pjesa e parë në Stade de Hainaut në Valenciennes falë një goli të shënuar me kokë nga Miedema, e cila tani është golashënuesja më e mirë në histori të Holandës.

(Kosova Sot Online)