Chelsea i uron fat Sarrit dhe i zbulon arsyet e largimit të tij në drejtim të Juventusit

  • 16 June 2019 - 15:54
Chelsea i uron fat Sarrit dhe i zbulon arsyet e largimit të tij në drejtim të Juventusit

Chelsea ka konfirmuar se Maurizio Sarri i kishte kërkuar klubit ta lërë t’i bashkohet Juventusit, në mënyrë që të jetë më pranë familjes së vet.

Juventusi edhe zyrtarisht e emëroi Maurizio Sarrin në postin e trajnerit të skuadrës, menjëherë pasi u konfirmua largimi i tij nga Chelsea.

60-vjeçari iu bashkua Chelseat vetëm para një viti dhe kishte kontratë me klubin deri në vitin 2021, por ai e ndërpreu kontratën para kohe dhe tani i është bashkuar Juventusit.

Sarri e ndërpreu kontratën me gjigantin anglez përmes agjentit shqiptar, Fali Ramadanit – përmes të cilit e kishte bërë të njëjtën edhe për t’u larguar nga Napoli para një viti – në mënyrë që t’i bashkohej Juves.

Duke i shpjeguar motivet për vendimin e tij për t’u kthyer në Itali, drejtoresha e Chelseat, Marin Granovskaia, tha për uebsajtin e klubit: “Gjatë bisedimeve që kishim pas finales së Ligës së Evropës, Maurizio e bëri të qartë sesa fort dëshironte të rikthehej në atdheun e vet, duke shpjeguar se arsyet e tij për t’u kthyer për të punuar në Itali ishin tepër të rëndësishme”.

“Ai besonte se ishte me rëndësi për të të jetë më pranë familjes, si dhe për të mirën e prindërve të tij të moshuar, të cilët kishin nevojë për të”, shpjegoi ajo.

“Ne si klub e urojmë atë për rolin e ri në një klub të madhe të Serie A dhe i urojmë fatin e botës për të ardhmen”, theksoi ajo. 

(Kosova Sot Online)