Momenti kur Xhaka shënon gol dhe feston duke bërë shqiponjën në “Fadil Vokrri”

  • 16 June 2019 - 16:53
Momenti kur Xhaka shënon gol dhe feston duke bërë shqiponjën në “Fadil Vokrri”

Xhaka ka shënuar gol midis stadiumit “Fadil Vokrri” dhe ka festuar duke bërë shqiponjën.

Shumë prej yjeve shqiptare – jo vetëm të botës së futbollit – u shfaqën mbrëmë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua një ndeshje bamirësie futbolli për familje në nevojë.

Granit Xhaka dhe Milot Rashica ishin kapitenë të skuadrave që zbritën në “Fadil Vokrri” mbrëmë, sfidë që përfundoi 4-4.

Për ta bërë edhe më interesante për të gjithë ata që ishin në stadium për të parë nga afër këtë ndeshje me ish-futbollistë, këngëtarë, basketbollistë e shumë personalitete të njohura, shënuan edhe Xhaka edhe Rashica.

Granit Xhaka shënoi për ta barazuar rezultatin dhe edhe njëherë ktheu gjithë shqiptarët prapa, bëri shqiponjën pas golit dhe na kujtoi verën e vitit 2018 kur Shaqiri dhe Graniti i shënuan Serbisë për të festuar më pas duke bërë shqiponjën.

“Kosova ime më jep forcë dhe motiv, krenar që luajta në stadiumin që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri”, tha Xhaka pas ndeshjes.

Ai tashmë ka nisur pushimet për t’i mbushur mirë bateritë për sezonin e ri me Arsenalin.

(Kosova Sot Online)