Real Madridi e cakton afatin për transferimin e Paul Pogba

  • 17 June 2019 - 09:42
Real Madridi e cakton afatin për transferimin e Paul Pogba

Real Madridi e ka caktuar një datë ambicioze për ta veshur Paul Pogban në të bardha. Gjiganti spanjoll synon ta transferojë mesfushorin francez më 1 korrik, pikërisht në ditën kur lojtarët e Manchester Unitedit mblidhen për t’i nisur përgatitjet parasezonale.

Real Madridi e di që operacioni nuk do të jetë i lehtë, për shkak të çmimit të futbollistit dhe pozitës së Unitedit dhe për më tepër për shkak se kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri te ajo e hëne.

Deri tani, Unitedi nuk ka dashur të ulet dhe ta diskutojë shitjen e Pogbas, por fjalët që kampioni i Botës me Francën i tha të dielën në Kinë, mund ta detyrojnë gjigantin anglez ta negociojë shitjen e tij.

Pogba është kërkesë e trajnerit Zinedine Zidane, prandaj drejtuesit e Madridit duan të veprojnë shpejtë. Ata duan që ta mbyllin marrëveshjen para se Unitedi t’i nisë përgatitjet parasezonale.

Dje, Pogba la të kuptohet se dëshiron të largohet nga Unitedi këtë verë, duke thënë: “Tani mund të jetë koha e duhur për një sfidë të re diku tjetër”.

(Kosova Sot Online)