Boksierja kosovare e fiton medaljen e artë në Çeki

  • 17 June 2019 - 10:52
Boksierja kosovare e fiton medaljen e artë në Çeki

Boksierja kosovare Fjolla Qunaj e ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Klokoçov”, që u mbajt gjatë fundjavës në Republikën e Çekisë.

Qunaj, në kategorinë deri në 52 kilogramë i fitoi dy luftëra. Në finale, ajo e mundi polaken, Alexas Kubicki.

Lirie Mazreku (-57 kg) dhe Anamaria Koni (-60 kg), fituan medaljet e argjendta, falë shortit që i dërgoi në finale pa luftë.

(Kosova Sot Online)