Sky Sports zbulon të ardhmen e Paul Pogba

  • 17 June 2019 - 11:47
Sky Sports zbulon të ardhmen e Paul Pogba

Paul Pogba pritet të qëndrojë në Manchester United këtë verë, përkundër interesimit të madh nga Real Madridi dhe Juventusi, sipas Sky Sports.

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Unitedit, e sheh mesfushorin francez si pjesë kyçe të planeve të tij për sezonin e tij të parë të plotë në Old Trafford.

Pogba tha të dielën se: “Tani mund të jetë koha e duhur për një sfidë të re dike tjetër”.

Real Madridi dhe Juventusi janë të interesuar për shërbimet e fituesit të Kupës së Botës, i cili i ka edhe dy vjet kontratë me klubin anglez, plus mundësinë për zgjatjen e saj për edhe një vjet tjetër.  

Por, Sky Sports mëson se Unitedi nuk do ta lejojë 26-vjeçarin të largohet në këtë verë. 

(Kosova Sot Online)