Zyrtare: Atalanta transferon Lucas Muriel

  • 21 June 2019 - 15:51
Zyrtare: Atalanta transferon Lucas Muriel

Lucas Muriel është zyrtarizuar te Atalanta.

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A viteve të fundit, Lucas Muriel, i është bashkuar Atalantës.

28 vjeçari te Atalanta është transferuar nga skuadra e Sevillas, ndërsa pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte i huazuar te Fioentina. 

Në të kaluarën Muriel, ka veshur edhe fanellat e Udineses, Lecce dhe Sampdoria.

Transferimi te Atalanta, do të jetë një ndihmë e madhe për këtë të fundit që nga sezoni i ri do të jenë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)