Neymar viziton Brazilin para ndeshjes me Perunë

  • 21 June 2019 - 20:08
Neymar viziton Brazilin para ndeshjes me Perunë

Neymar ka vizituar Brazilin para ndeshjes me Perunë.

Talenti 27-vjeçar u detyrua të lërë skuadrën pa nisur mirë Copa America, për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.

Tashmë, dëmtimi i takon të kaluarës, braziliani po ec pa paterica dhe ka gjetur kohë që t’i vizitojë shokët e Kombëtares para ndeshjes me Perunë. 

Ai është takuar me Titen, Alvesin, Firminon e shumë shokë të tjerë të skuadrës.

Në Grupin A, Brazili ka marrë një fitore dhe një barazim dhe ka katër pikë, aq sa Peru- andaj ballafaqimi me ta është shumë i rëndësishëm për të rrëmbyer pozitën e parë në grup. 

(Kosova Sot Online)