Loriana e pafuqishme ndaj nënkampiones së botës, mbetet në garë për medalje

  • 24 qershor 2019 - 12:10
Loriana e pafuqishme ndaj nënkampiones së botës, mbetet në garë për medalje

Loriana Kuka e ka humbur mundësinë të fitojë medalje të artë ose të argjendtë. Xhudistja kosovare do ta kërkojë megjithatë medaljen e bronztë përmes repesazhit

Loriana Kuka nuk arriti ta kalojë nënkampionen e botës dhe dy herë nënkampionen e Evropës, Guusje Stenhuis, në garat e xhudos në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Megjithatë, xhudistja kosovare nuk i ka humbur krejt gjasat.

Pejania do ta vazhdojë garën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Pas Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës, Kuka mund t’ia sigurojë Kosovës medaljen e tretë në “Minsk 2019”.

(Kosova Sot Online)