Edon Zhegrova e Albian Ajeti fluturojnë si shqiponja

  • 26 June 2019 - 11:35
Edon Zhegrova e Albian Ajeti fluturojnë si shqiponja

Edon Zhegrova dhe Albian Ajeti e kanë gjetur një kohë për t’u freskuar, teksa po i zhvillojnë përgatitjet me ekipin e tyre, Basel. Ata shihen në një fotografi duke kërcyer në ujë, ndërkohë që me duar e formojnë shqiponjën dykrenore

Edon Zhegrova dhe Albian Ajeti janë në vlugun e përgatitjeve parasezonale me ekipin e tyre, Basel.

Mirëpo, dyshja shqiptare nga Kosova e ka gjetur një kohë të lirë për t’u freskuar. 

Në fakt, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe ai i Përfaqësueses së Zvicrës, të cilët janë bashkëlojtarë tek Baseli, shihen në një fotografi të postuar në Instagram duke “fluturuar” në ujë, teksa e formojnë me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

“Duke fluturuar lart me vëllain tim, Edon Zhegrova, si shqiponja”, ka shkruar Ajeti në Instastory.

Të njëjtin postim e ka bërë edhe ylli i ri i “Dardanëve”, i cili iu bashkua Baselit në fillim të këtij viti.

Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit asnjëherë nuk e harrojnë origjinën e tyre. 

(Kosova Sot Online)