Zyrtare: Liverpooli e kompleton blerjen e parë të kësaj vere

  • 27 June 2019 - 11:33
Zyrtare: Liverpooli e kompleton blerjen e parë të kësaj vere

Liverpooli e ka konfirmuar blerjen e parë të këtij afati kalimtar veror, mbrojtësin adoleshent Sepp van de Berg, i cili i bashkohet kampionit evropian nga PEC Zwolle.

Të kuqtë do ta paguajnë një shumë fillestare prej 1.5 milionë euro për qendërmbrojtësin 17-vjeçar. Në garë për shërbimet e tij, Liverpooli i mposhti gjigantët Bayern Munich, Ajax dhe PSV.

Liverpooli është pajtuar po ashtu t’ia paguajë klubit holandez edhe 3.5 milionë euro bonuse, nëse Van den Berg zë vend në ekipin e parë të të kuqve.

Marrëveshja do të kompletohet formalisht më 1 korrik

“Është një ndjenjë thjesht e mahnitshme. Për mua ky është klubi më i madh në botë dhe transferimi këtu është ëndërr e bërë realitet”, tha holandezi për uebsajtin e klubit. 

(Kosova Sot Online)