Talenti portugez Felix bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të futbollit

  • 27 June 2019 - 14:41
Talenti portugez Felix bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të futbollit

Joao Felix nuk është bërë vetëm blerja më e shtrenjtë e Atletico Madridit, duke e kaluar shumën prej 70 milionë euro që klubi madrilen e pagoi për Thomas Lemarin verën e kaluar, sepse ai është bërë tashmë lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Atletico është pajtuar t’ia paguajë Benficas 120 milionë euro për talentin 19-vjeçar, që nënkupton se tani vetëm tre futbollistë të tjerë kanë kushtuar më shtrenjtë se ai.

Dy blerjet e Paris Saint-Germainit, Neymar për 222 milionë euro dhe Kylian Mbappe për 180 milionë euro, si dhe Philippe Coutinho që i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro plus 40 të tjera bonuse, prej të cilave gjysma janë plotësuar. 

Felix do ta kalojë edhe idhullin e vet në listën e lojtarëve më të shtrenjtë, Cristiano Ronaldon, për të cilin Juventusi i pagoi 112 milionë euro për ta blerë nga Real Madridi  verën e kaluar.

Edhe Antoine Griezmann pritet të futet në listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në histori, pasi Barcelona pritet ta paguajë klauzolën e lirimit të tij prej 120 milionë euro më 1 korrik, pak muaji pasi francezi konfirmoi se do të largohet nga Atletico Madridi.

Image

(Kosova Sot Online)