Koulibaly: “Sarri nuk më la ta shijoj lindjen e djalit për të më ulur në stolin e Napolit”

  • 27 June 2019 - 17:01
Koulibaly: “Sarri nuk më la ta shijoj lindjen e djalit për të më ulur në stolin e Napolit”

Koulibaly ka treguar një histori tejet interesante që ka ndodhur vite më parë mes tij dhe Sarrit dhe se si e kishte mashtruar atë kohë trajneri i Napolit.

Kalidou Koulibaly ka bërë të ditur se Maurizio Sarri nuk e ka lejuar atë të qëndrojë me familjen në lindjen e djalit të parë, për ta ulur në stolin e Napolit.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2016, por që tani Koulibaly ka zbuluar bisedën e ashpër mes tyre.

Gruaja e tij, Charline po shkonte për të lindur dhe mbrojtësi kishte nevojë për lejen e trajnerit që të shkojë te familja, edhe pse ishte i vendosur ta bëjë në një apo tjetër mënyrë.

Ai tha për “Players’ Tribune”: “Sarri më shikoj dhe tha, “Jo, jo, jo. Kam nevojë për ty sonte, Kouli. Me të vërtetë më duhesh, s’mund të shkosh”.

“Unë i thash, “Është lindja e djalit tim trajner. Mund të bësh çfarë të duash. Më gjobit, më suspendo, s’më intereson. Unë do të shkoj”.

“Sarri dukej i stresuar, dhe pinte cigare, pinte, pinte dhe mendonte…. në fund tha, “OK, OK, mund të shkosh në klinik. Por duhet të kthehesh për ndeshjen sonte. Kam nevojë për ty Kouli”.

Kështu, Koulibaly u nis për spital dhe pasi ata u bekuan me lindjen e djalit, lojtari u kthye në stadiumin San Paolo, gati për ndeshjen.

“Po bëhesha gati për të luajtur dhe Sarri vjen në dhomat e zhveshjes dhe tregon formacionin, ndërsa unë shikoj… shikoj… shikoj”, tha Koulibaly.

“Numri im nuk është, dhe thash “Trajner! A po tallesh me mua?”.

“Ai tha, “Çfarë? Është vendimi im”.

“I thash, “trajner, djali im, gruaja ime! I lash ata sepse më thatë se ju duhesha!”.

“Ai tha, “Po, më duhesh në stol”.

Plani i Sarrit duket se ishte të mos e inkuadronte fare mbrojtësin, por pas 3 minutash lojë Napoli pësoi gol dhe gjërat u vështirësuan. Ata përmbysën në fund gjithçka për të fituar 3-1, derisa Koulibaly hyri në lojë 22 minuta nga fundi i ndeshjes, duke festuar kështu me fitore lindjen e djalit të parë.


(Kosova Sot Online)