Shpërthen politikani Italian pas përjashtimit të Milanit, ironizon me skuadrat franceze

  • 28 June 2019 - 20:47
Shpërthen politikani Italian pas përjashtimit të Milanit, ironizon me skuadrat franceze

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, që është një fans i madh i Milanit ka komentuar përjashtimin e eki[pit të tij nga Europa Liga në emisionin “Un giorno da Pecora” të Rai Radio1 duke thënë se “tani s’paku ekipi i tij do të fokusohet në ligë”.

 “Po, është një procedurë tjetër e shkeljeve të ligjit në Europë. Ekzistojnë disa skuadra që ata i frikësojnë dhe disa skuadra që shpenzojnë pa problem. Vetëm shikoni se si disa skuadra franceze shpenzojnë. Krahasoni me Italinë, ata gjithmonë janë mirë, ne jo”, ka thënë ai. 

Këtu ai ironikisht e ka kritikuar Paris Saint-Germain edhe pse nuk ia ka përmendur emrin.

Politikani kontrovers ka folur po ashtu edhe për portierin e ri të Milanit, të riun Donnarumma.

 “Unë tashmë do ta shisja. Ai është portier i madh, por unë jam romantik dhe kur ka një tregim që ka të bëj me milionë, pra që shitet mirë, e shes dhe kështu poezia nuk botohet fare”. 

(Kosova Sot Online)