Wan-Bissaka, futbollisti i katërt më i shtrenjtë në histori të Manchester United

  • 29 June 2019 - 16:00
Wan-Bissaka, futbollisti i katërt më i shtrenjtë në histori të Manchester United

Wan-Bissaka edhe zyrtarisht është lojtar i “Djajve të Kuq”. Ai është bërë transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Manchester United.

Aaron Wan-Bissaka zyrtarisht është futbollist i Manchester United, i cili u ble për 50 milionë funte nga Crystal Palace.

Reprezentuesi i Anglisë U-21 ka hyrë në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë në histori të Manchester United, pas Paul Pogba, Romelu Lukaku dhe Angel Di Maria, duke lë prapa lojtarë si Fred, Matic, Mata, Martial, Victor Lindelöf etj.

Aktualisht Paul Pogba është lojtari për të cilin United ka paguar më së shumti, 89 milionë funte në gusht të vitit 2016 për ta blerë nga Juventusi.

I dyti renditet Romelu Lukaku që në vitin 2017 u ble nga Evertoni për 75 milionë funte. Ángel Di María zë vendin e tretë që në vitin 2014 u ble për 59.7 milionë funte nga Real Madridi, i katërti tani Wan-Bissaka me 50 milionë funte kurse Fred tani renditet pas Aaron, i cili erdhi nga Shakhtar Donetsk në qershor të vitit 2018 për 47 milionë funte.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, shpreson se ka blerë një mbrojtës që do të jetë zgjedhja e parë në krahun e djathtë për një dekadë. 

(Kosova Sot Online)