“Messi po jep gjithçka për Argjentinën”

  • 29 June 2019 - 17:55
“Messi po jep gjithçka për Argjentinën”

Kapiteni i Albiceleste ka shënuar vetëm një gol deri me tani në Copa America dhe ka pranuar se nuk është turneu i tij më i mirë, por pas kësaj deklarate ka ardh mbështetja e shokut të tij

Angel Di Maria e ka mbrojtur kapitenin e Kombëtares, Lionel Messi dhe paraqitjet e tij në Copa America, duke insistuar se ai është duke luajtur “shumë mirë”.

Messi ka shënuar deri me tani vetëm njëherë dhe atë nga penalltia kundër Paraguait, në katër ndeshje të garës, ku Argjentina ka arritur në gjysmëfinale pasi mundi të premten Venezuelën 2-0.

“Mendoj se Leo është duke luajtur shumë mirë”, ka thënë ai për gazetarët. “Ai nuk po shënon gola sikurse bën zakonisht, por mendoj se është duke bërë një punë shumë të mirë”.

“Ai vrapon shumë dhe ai jep gjithçka për kombëtaren. Ai duhet të vazhdoj kështu dhe të tjerët do të vinë. Mendoj se po ja del shumë mirë”.

Argjentina përballet Brazilin në gjysmëfinale të martën dhe Di Maria e di se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që luhet kundër vendit mikpritës të kampionatit.

“Me Brazilin do të jetë një ndeshje e komplikuar, por mendoj se e tërë skuadra e di që do të kenë vështirësi me skuadra të tilla”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)