Presidenti i La Ligës s’e do kthimin e Neymarit në Barçë: S’është lojtar shembullor

  • 01 July 2019 - 08:47
Presidenti i La Ligës s’e do kthimin e Neymarit në Barçë: S’është lojtar shembullor

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka pranuar se nuk dëshiron që Neymari të kthehet në Barcelonë këtë verë, duke pohuar se ylli brazilian nuk është shembull për t’u ndjekur për shkak të sjelljeve që ka.

Për Neymari është duke u përfolur bujshëm se do të kthehet në Camp Nou pasi një periudhe kontroverse në Paris Saint-Germain, brenda dhe jashtë fushës.

Neymar iu bashkua gjigantit parisien pikërisht nga Barcelona verën e vitit 2017 për një shumë rekord botëror 222 milionë euro, dhe shefi i ligës elitare spanjolle nuk e parapëlqen kthimit e brazilianit.

“Nuk do të më pëlqente kthimi i Neymarit në La Liga sepse ai nuk është shembull i mirë. Ai do të ishte i mirë për ligën nëse do të sillej mirë”, tha Tebas për Onda Cero.

“Ai mund të jetë lojtar madhështor, por edhe sjellja është shumë e rëndësishme për të vendosur vlera”, shtoi ai.

“Ne gjithmonë duam të sjellim lojtar të mëdhenj në La Liga, por në rastin e Neymarit, sjellja e tij nuk është e mirë për vetë garën. Ne kemi punuar zellshëm për t’i ruajtur vlerat e caktuara të La Ligës dhe nuk duam ta ndryshojmë imazhin”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )