Juventusi publikon një video, tifozët shpresojnë të jetë për De Ligt

  • 01 July 2019 - 10:18
Juventusi publikon një video, tifozët shpresojnë të jetë për De Ligt

Matthijs de Ligt tashmë është njëri ndër lojtarët më të përfolur në tregun e transferimeve, derisa në këtë javë pritet të mësohet e ardhmja e tij.

Juventusi dhe Paris Saint-Germaini, janë duke i prirë garës për shërbimet e mbrojtësit holandez, derisa Barcelona ende shpreson për shërbimet e tij.

Por, Zonja e Vjetër’ ka bërë një provokim ndaj tifozëve të tyre në llogarinë zyrtare në Twitter, që dyshohet se transferimi i 19-vjeçarit mund të realizohet sot (1 korrik).

Në video thuhet: “Çka na veçon? Më pas vjen 01.07.2019”.

Kjo pamje në faqen e skuadrës italiane i ka zënë në befasi tifozët e tyre, derisa ata po shpresojnë që të jetë kapiteni i Ajaxit.

Tifozët e Juventusit kanë reaguar në atë postim, ndërsa kanë dërguar video të De Ligtit në hapësirën e komenteve të postimit.

Mbrojtësi holandez është aktualisht në pushime në Bahamas, e që pritet nga atje ta marrë vendimin e madh për të ardhmen e tij.

(Kosova Sot Online)