Rabiot iu nënshtrohet testeve mjekësore në Torino

  • 01 July 2019 - 11:07
Rabiot iu nënshtrohet testeve mjekësore në Torino

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, është duke i kryer testet mjekësore para se t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë.

Rabiot mbërriti në Torino të dielën në mbrëmje, dhe Juventusi konfirmoi mëngjesin pasues se ai është regjistruar në kliniken e tij J Medical, për t’i kryer testet mjekësore.

Francezi pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, në bazë të të cilës do t’i fitojë shtatë milionë euro në vit, plus bonuse. 

Kampioni italian do t’ia paguajë atij edhe një shumë prej 10 milionë euro për transferimin.

Zyrtarizimi i tij do të bëhet në të njëjtën ditë që bardhezinjtë do t’i zyrtarizojnë edhe Aaron Ramsey dhe Luca Pellegrinin.

(Kosova Sot Online)