Punë e kryer, De Tomas largohet nga Real Madridi për 20 milionë euro

  • 01 July 2019 - 16:55
Punë e kryer, De Tomas largohet nga Real Madridi për 20 milionë euro

Real Madridi po vazhdon të shesë futbollistë, për të grumbulluar sa më shumë para pas shpenzimit të 300 milionë eurove, për afrimin e Hazard, Militao, Jovic, Mendy e Rodrygo.

Real Madridi deri më tani ka transferuar 5 lojtarë; Eden Hazard, Eder Militao, Ferland Mendy, Jovic dhe Rodrygo Goes, duke shpenzuar mbi 300 milionë euro.

Për t’i shpëtuar fair-play financiar, pasi do të blejë ende lojtarë, raportohet për ardhjen e Paul Pogbas apo edhe të Christian Eriksen – Reali duhet të shesë dhe tashmë janë shumë në listë për t’u larguar.

Marco Llorente është i pari që është larguar për 35 milionë euro te Atletico Madridi.

Rrugës për ta bërë këtë është edhe Raul de Tomas, futbollisti që ishte i huazuar te Vallecano sezonin e kaluar.

Sipas burimeve të AS, Real Madrid së shpejti do të konfirmojë shitjen e De Tomás të Benfica. Klubi portugez do të paguajë 20 milionë euro për sulmuesin, i cili do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të fitojë 2 milionë euro në sezon. Në kontratën e 24-vjeçarit do të përfshihet edhe klauzola e lirimit, 65 milionë euro.

Theo Hernandez, Ceballos, James Rodrigez, Mateo Kovacic, Borja Mayoral – janë të tjerë futbollistë që pritet të largohen nga “Santiago Bernabeu”, po ashtu edhe Gareth Bale.

Nga përfitimi i këtyre shitjeve, Reali do të afrojë edhe një tjetër top lojtar me kërkesë të Zinedine Zidane. Trajneri francez ka në mendje tashmë skuadrën për sezonin 2019/20 e cila do të jetë me Paul Pogban në formacion.

Josep Pedrerol i JUGONES konfirmoi gjatë ditës së hëne se Zizu e sheh shumë të rëndësishëm Pogban për projektin e ri dhe është takuar me Florentino Perezin për të bërë të pamundurën që francezi ta veshë fanellën e bardhë.

(Kosova Sot Online )