Tri klube nga Serie A pas Pajtim Kasamit

  • 02 July 2019 - 12:11
Tri klube nga Serie A pas Pajtim Kasamit

Pajtim Kasami mund të rikthehet në Serie A pas një kohe të gjatë. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia kërkohet nga tri klube italiane

Pajtim Kasami kishte luajtur një kohë në Serie A me Lazion dhe Palermon.

Mirëpo, më pas futbollisti shqiptar nga Maqedonia pati disa eksperienca tjera në Angli, Greqi e Zvicër.

Mirëpo, mediat e huaja shkruajnë se përfaqësuesi zviceran mund të rikthehet gjatë kësaj vere në kampionatin italian.

27 vjeçari është pjesë e Sionit që nga shtatori i vitit 2017, ndërsa “Tuttomercatoweb” shkruan se Kasamin e duan tri klube nga Serie A.

Bëhet fjalë për Atalantan, Sassuolon dhe Udinesen.

Kasami madje konsiderohet si pasardhës i Valon Behramit në Udine pasi veterani i mesfushës pritet të rikthehet në futbollin zviceran, aty ku e kishte nisur karrierën.

Kasami ka luajtur viteve të fundit në Fulham dhe Olympiakos.

(Kosova Sot Online)