Marcelo e kërkon largimin nga Real Madridi, Arsenali interesohet

  • 05 July 2019 - 13:26
Marcelo e kërkon largimin nga Real Madridi, Arsenali interesohet

E përditshmja spanjolle, Sport, raporton se mbrojtësi anësor Marcelo ka kërkuar të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe Arsenali është i interesuar ta transferojë brazilianin.

Pas 13 sezoneve mbresëlënëse në Spanjë, mbrojtësi brazilian Marcelo mendon se ka ardhur koha që ai t’i thotë lamtumirë “Santiago Bernabeut”.

Marcelo besohet se e ka marrë këtë vendim pasi që vendi i tij në ekipin e parë të Zinedine Zidane është i rrezikuar, veçanërisht pas transferimit të Ferland Mendyt nga Lyoni për 47 milionë funte.

Për më tepër, 31-vjeçari është kontaktuar nga përfaqësuesit e disa ndër klubet më të mëdha të Evropës, të cilat i kanë ofruar atij kushte më të mira sesa që i ka aktualisht në Real Madrid.

Njëra ndër këto klube është edhe Arsenali, ndërsa Paris Saint-Germaini, Juventusi dhe Milani besohet se e kanë kontaktuar përfaqësuesin e brazilianit gjithashtu. 

“Topçinjtë” e kanë bërë të qartë se ata duan ta përmirësojnë skuadrën e tyre në fazën e mbrojtjes dhe Kieran Tierney besohet se është opsioni i parë i tyre. Mirëpo, trajneri Unai Emery do ta preferonte Marcelon nëse klubi londinez do të mundë ta përballonte financiarisht këtë transferim.

Me Real Madridin, Marcelo i ka fituar katër tituj të La ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve, si dhe 12 trofe të tjera. Ai ka qenë i emëruar pesë herë në ekipin më të mirë të FIFA, tri herë në ekipin më të mirë të UEFA-s dhe një herë në ekipin më të mirë në La Ligës.

Edhe pse ai është 31-vjeçar, Emery beson se skuadra e tij do të përforcohej jashtëzakonisht shumë me ardhjen e Marcelos.

(Kosova Sot Online)