“Paul Pogba, marrëveshja më e mirë n’karrierë – e morëm falas dhe e shitëm 115 milionë euro”

  • 06 July 2019 - 12:36
“Paul Pogba, marrëveshja më e mirë n’karrierë – e morëm falas dhe e shitëm 115 milionë euro”

Pogba i ka kushtuar Manchester Unitedit 115 milionë euro, e jo 105 siç është raportuar vazhdimisht.

Beppe Marotta thotë se marrëveshja më e mirë në karrierë është afrimi i Paul Pogbas te Juventusi falas nga Manchester United, dhe shitja te “Djajtë e Kuq” për 115 milionë euro.

Vazhdimisht është raportuar se Pogba është blerë nga Unitedi për 105 milionë euro, por ish-drejtori i Juventusit, tani te Interi – zbulon një tjetër shifër.

“Mendoj se marrëveshja më e mirë në karrierë ka qenë Pogba te Juve. E morëm atë nga Manchester United falas dhe e shitëm te United për 115 milionë euro”, tha Marotta.

Ai më pas lavdëroi Antonio Conten dhe tha se Interi ka përfituar shumë me uljen në stol të ish-trajnerit të Juventusit.

(Kosova Sot Online )