Menaxheri: Barcelona është e interesuar për Lautaron

  • 12 July 2019 - 08:46
Menaxheri: Barcelona është e interesuar për Lautaron

Agjenti i Lautaro Martinezit, Alberto Yaque, e ka konfirmuar se kampioni i La Ligës, Barcelonës, është i interesuar ta transferuar sulmuesin argjentinas të Interit gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Lautaro Martinez, 21-vjeçar, ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Barcelonë për 112 milionë euro këtë verë, vetëm një sezon pasi ai iu bashkua Interit nga Racing Club.

Argjentinasi i shënoi nëntë gola në të gjitha garat – gjashtë në Serie A – gjatë sezonit të kaluar dhe ai ishte në qendër të sulmit të Interit pas zënkës mes Mauro Icardit dhe klubit.

Që nga atëherë, ai iu bashkua ekipit kombëtar për Kupën e Amerikës, ku i shënoi dy gola në të gjitha garat. Ai, bashkë me Sergio Agueron, ishin golashënuesit më të mirë në skuadrën e Argjentinës.

Kur u pyet për spekulimet që e lidhin Martinezin me Barcelonën, Yaque i tha Oles: “Fjalët për interesimin e Barcelonës janë të vërteta”.

“Askush nuk na ka telefonuar neve, por ne e dimë se ata kanë qenë duke na vëzhguar fuqishëm. Është e vërtetë që Barcelonës i pëlqen ai”.

Interi e ka transferuar Diego Godinin, Valentino Lazaron dhe Stefano Sensin, ndërsa ata pritet që së shpejti ta transferojnë edhe mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barellan. 

(Kosova Sot Online )