Presidenti i Atleticos: Klubi doli me atë vendim për rastin e Griezmann sepse ka prova

  • 13 July 2019 - 09:13
Presidenti i Atleticos: Klubi doli me atë vendim për rastin e Griezmann sepse ka prova

Numri një i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, thotë se klubi ka prova për rastin e Griezmann.

Antoine Griezmann edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Por, ky zyrtarizim nuk ka kaluar pa polemika. Pasi Barça pagoi klauzolën prej 120 milionë eurove, ka reaguar Atletico Madrid, duke kërkuar 200 milionë euro pasi pretendon se lojtari dhe klubi katalunas janë marrë vesh mes vete atëherë kur klauzola ka qenë e plotë në fuqi.

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit, thotë se klubi do t’i shkojë deri në fund kësaj pune dhe do të kërkojë pjesën tjetër të shumës, edhe 80 milionë euro.

“Nëse klubi (Atletico) e ka bërë këtë komunikatë është sepse ka prova. Duhet të kërkojmë shumë dhe nëse realisht kemi dëshmi, do të kërkojmë shumën që e konsiderojmë të nevojshme. Barcelona do të veprojë si duhet të veprojë ose do të mbrojë veten siç duhet të bëjë”, tha Enrique Cerezo. 

(Kosova Sot Online )