Manchester United kërkon 200 milionë euro për Paul Pogban

  • 13 July 2019 - 09:16
 Manchester United kërkon 200 milionë euro për Paul Pogban

“Djajtë e Kuq” janë të zemëruar pas deklaratave të Mino Raiolas se klienti i tij dëshiron të largohet.Manchester United tani kërkon 200 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin, Paul Pogba, raporton Mirror.

Që kur agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka thënë se klienti i tij dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, United po luan lojë të vështirë vetëm që të mos e shesë yllin francez.

Nga 150 milionë funte, United tani kërkon 180 milionë funte (200 milionë euro), çka do të thotë se si Juventusi, ashtu edhe Real Madridi, duhet të paguajnë dyfishin e asaj që pagoi United kur transferoi Pogban tri vite më parë nëse e duan 26-vjeçarin në ekipin e tyre.

(Kosova Sot Online )