S’ndalet Akil Gjakova, kualifikohet në gjysmëfinale

  • 13 July 2019 - 15:19
S’ndalet Akil Gjakova, kualifikohet në gjysmëfinale

Akil Gjakova ka vazhduar sigurt drejt medaljes në “Grand Prix” të Budapestit. Xhudisti nga Kosova është kualifikuar në gjysmëfinale pasi e mundi në çerekfinale japonezin, Masashi Ebinuma.

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është kualifikuar në gjysmëfinale të ‘Grand Prix’ që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Gjakova e mundi në çerekfinale japonezin, Masashi Ebinuma, për ‘tiu afruar edhe më shumë medaljes në Budapest.

Xhudisti kosovar rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë me shumë mund e mposhti garuesin nga Kanada, Constantin Gabun me Ippon, para se të fitojë në rrethin e tretë kundër Nil Stump.

Derisa në çerekfinale, Akili e mundi xhudistin japonez, Masashi Ebinuma.

Në gjysmëfinale, Akili do të ketë punë me garuesin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev.

Image

(Kosova Sot Online)