Atletico Madridi nuk ka të ndalur, zyrtarizon transferimin e Mario Hermoso
Mario Hermoso është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit spanjoll, Atletico Madrid.
Pas Kieran Tripper, Atletico ka vazhduar vazhdën e transferimeve, teksa ka zyrtarizuar sot (e enjte) gjatë ditë mbrojtësin spanjoll Mario Hermoso, i cili vjen nga Espanyol.
“Atletico de Madrid dhe RCD Espanyol kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Mario Hermosos në klubin tonë”.
“Mbrojtësi bëhet një lojtar i ri Rojiblanco dhe nënshkruan një kontratë për pesë sezonet e ardhshme”.
“Hermoso (18 qershor 1995) vjen nga Espanyol, ku ka zhvilluar 59 ndeshje në dy sezonet e fundit (54 në La Liga dhe pesë në Copa del Rey). Ai ka shënuar katër gola dhe ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës.
“24-vjeçari luajti sezonin e fundit qendërmbrojtës, por është fleksibil edhe në krahë. Ai është shumë i fortë me top dhe në ajër”, thuhet në njoftimin e Atleticos.
Detajet e çmimit të paguar nuk janë bërë të ditura, ndërsa Hermoso në të kaluarën ka luajtur me Real Madridin.
(Kosova Sot Online)