Bayerni i interesuar për Bale

  • 20 July 2019 - 17:00
Bayerni i interesuar për Bale

Largimi i Robben dhe Ribery ka bërë që Bayern Munich të mendojë për lojtarët që do i duhet bavarezëve. Drejtuesit e Bayern kanë lëshuar shikimin kah Gareth Bale për të qenë pjesë e ekipit. E as menaxheri i Bale nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

Bale është shumë i pakënaqur në Real Madrid. Minutazhi i ulët, operacionet e shpeshta janë disa nga arsyet që 30 vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid. Bayern po monitoron situatën dhe së shpejti mund të kemi një ofertë zyrtare.

“Operacioni 200” kërkon Real Madrid të largojë disa lojtarë. Pjesë e listës së largimeve është edhe Gareth Bale. Real beson se ka marrë maksimumin nga 30 vjeçari, dhe tashmë e konsideron të panevojshëm.

Nuk është vetëm Bayern në garë për uellsianin. Duke parë që Real synon Pogban mbetet si pistë edhe kalimi tek Manchester United, ku ‘Los Blancos’ mund ta përdorin si kartë për të marrë francezin. Mediat angleze lënë si opsion edhe rikthimin tek Tottenham.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Zidane ka njoftuar se asgjë nuk ka ndryshuar mes raportit të uellsianit dhe klubit madrilien.

(Kosova Sot Online)