Jorginho e bën Griezmannin për mjekë në debutimin e tij për Barcelonën

  • 23 July 2019 - 14:13
Jorginho e bën Griezmannin për mjekë në debutimin e tij për Barcelonën

Jorginho i ka tronditur tifozët e Barcelonës duke bërë një ndërhyrje brutale me të dy këmbët ndaj sulmuesit të tyre të ri, Antoine Griezmann, pikërisht në debutimin e francezit në një ndeshje miqësore kundër Chelseat.

Barcelona është duke luajtur kundër Chelseat momentalisht në një ndeshje përgatitore në Rakuten Cup në Japoni.

Mesfushori i Italisë i lindur në Brazil, Jorginho duket se nuk është i vetëdijshëm se ndeshja ndaj Barcës është vetëmë një miqësore që iu shërben të dy skuadrave thjesht për t’u përgatitur për sezonin e ri 2019/20.

Edhe pse Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 34-të përmes Tammy Abraham, vëmendjen e madhe në pjesën e parë të kësaj ndeshje e mori ndërhyrja e Jorginhos.

Veprimi i tij është pritur me reagime të ashpra nga tifozët në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot Online)