Sarri zbulon problemin: Ishte faji im, Ronaldo? Tjetër nivel!

  • 24 July 2019 - 17:04
Sarri zbulon problemin: Ishte faji im, Ronaldo? Tjetër nivel!

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur pas ndeshjes së fituar me penallti ndaj Interit. Tekniku i "Zonjës së Vjetër" ka vlerësuar maksimalisht Ronaldon dhe ka patur kritika për mbrojtjen e tij.

"Ronaldo zhvilloi një tjetër ndeshje 'të zakonshme' me një nivel të shkëlqyer. Ne mund të përmirësohemi më shumë në aspektin ofensiv që të ndihmojmë më shumë dhe atë.

"Ne zhvilluam një ndeshje të ngjashme si sfida ndaj Tottenham-it. Në pjesën e parë ishim të lehtë në mbrojtje, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm më mirë me kurajo, presion dhe e morëm lojën në duart tona. 

"Duhet të përmirësohemi në presingun lart për të rikuperuar topat dhe duhet të ndryshojmë mënyrën si mbrojmë. Kam bërë një gabim në mëngjes, pasi zhvilluam 45 minuta stërvitje me një temperaturë të tmerrshme dhe e paguam.

"Buffon? Ai është luftëtar i lindur. Kur ka momente të vështira ai shfaqet gati. Rabiot? Ai duhet të përmirësohet, por erdhi pas një sezoni kur ka luajtur pak. Jam i surprizuar me mënyrën se si luajti në mesin e fushës".

(Kosova Sot Online)