Arrihet marrëveshja, ylli i Milanit transferohet në Premierligë

  • 27 July 2019 - 12:06
Arrihet marrëveshja, ylli i Milanit transferohet në Premierligë

Patrick Cutrone është kthyer në Itali për ta finalizuar kalimin te klubi i Premierligës, Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi italian është parë duke u larguar nga qendra stërvitore e Milanit në Boston dhe ka fluturuar drejt Italisë.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton se klubi kuqezi dhe Wolves kanë arritur marrëveshje, pasi kjo e fundit e rriti ofertën në 20 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për 21-vjeçarin. 

Cutrone është bindur po ashtu për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 3 milionë euro.

21-vjeçari e ka kaluar gjithë karrierën në Milan, pasi ka dalë nga akademia e klubit para se të ftohej në ekipin e parë dhe të bëhej golashënuesi më i mirë i skuadrës në sezonin 2017/18.

Ai i ka shënuar 27 gola në 90 paraqitje për ekipin e parë të Milanit.

(Kosova Sot Online)