Arsenali rivalizon skuadrat tjera për Pepen, ofertë e lartë në drejtim të Lille

  • 27 July 2019 - 12:43
Arsenali rivalizon skuadrat tjera për Pepen, ofertë e lartë në drejtim të Lille

Nicolas Pepe është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

Bayern Munich, Arsenal, Manchester United, Liverpool e Napoli janë skuadrat e mëdha evropiane që e duan lojtarin. Pepe ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edicionin e kaluar ku në 38 ndeshje ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Kjo ka bërë që skuadra e tij Lille të kërkoj 80 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.

24-vjeçari ishte pranë transferimit te Napoli që kishte ofruar shumën e kërkuar nga Lille, por klubi italian nuk arriti t’i përmbush kërkesat financiare të lojtarit. Kjo ka bërë që në garë të futet Arsenali që ka ofruar 72 milionë funte apo 80 milionë euro për lojtarin.

Tani agjentët e lojtarit kanë udhëtuar drejt Anglisë për të biseduar me Arsenalin për kushtet personale.

Lille është e kënaqur me ofertën, krejt çfarë i mbetet Topçinjve është që t’i përmbushin kërkesat e lojtarit dhe Pepe do të transferohet në Londër. 

(Kosova Sot Online )