Lëndimi i Theo Hernandez, më serioz se është pritur

  • 27 July 2019 - 21:13
Lëndimi i Theo Hernandez, më serioz se është pritur

Prurja më e re e Milanit, Theo Hernandez duhet që ti nënshtrohet testeve të tjera pasi ka pësuar një lëndim më serioz

Ish ylli i Real Madridit u lëndua gjatë ndeshjes së International Champions Cup kundër Bayern Munich.

Megjithatë, fotografimi ka përjashtuar se ai ka pësuar ndonjë fraktur, por klubi ka konfirmuar se janë duke shikuar me kujdes një ligament tek gjuri.

Kështu, ai do të bëj edhe disa teste, për s’paku edhe dy javë derisa të kthehet në stërvitje.

“Sot, mbrojtësi i AC Milan Theo Hernandez bëri një fotografim të gjurit të tij të djathtë dhe duhet të bëj edhe disa të tjera”.

“Kontrolli zbuloi edhe një lëndim të ligamentit të gjurit. Gjatë dy javëve do të këtë edhe teste të tjera”. 

(Kosova Sot Online)