Ylli i PSG-së i bën thirrje klubit ta shesë Neymarin

  • 29 July 2019 - 15:15
Ylli i PSG-së i bën thirrje klubit ta shesë Neymarin

Mesfushori italian Marco Verratti i ka bërë thirrje Paris Saint-Germainit ta shesë bashkëlojtarin e tij, Neymar, nëse ai dëshiron vërtet të largohet nga klubi.

Gjatë gjithë këtij afati kalimtar veror është përfolur se Neymar po e kërkon largimin nga kampioni francez, me kthimin në Barcelonë si mundësinë më të mundshme.

Bashkëlojtari i tij, Verrati beson se nëse një lojtar dëshiron ta largohet nga klubi, atij duhet t’i mundësohet një gjë e tillë.

“Kur një lojtar dëshiron të shitet, klubi duhet ta lejojë të largohet, bazuar në një marrëveshje dypalëshe me kushtet e vendosura nga vetë klubi, natyrisht”, tha Verratti për RMC Sport.

“Nuk mund ta mbash një lojtar që dëshiron të largohet”, këmbënguli ai.

Neymar mbetet blerja rekorde e klubit dhe futbollisti më i paguar në skuadër, po ashtu. Në 58 ndeshje për parisienët, ai i ka shënuar 51 gola.

“Do ta urreja faktin nëse ai largohet. Unë kurrë nuk e kam dëgjuar duke thënë se dëshiron të largohet. Personalisht dua që Neymar të qëndrojë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)