Pamje: Alarm për bombë në makinën e Messit dhe Suarezit, policia kryen kërkimet

  • 30 July 2019 - 21:09
Pamje: Alarm për bombë në makinën e Messit dhe Suarezit, policia kryen kërkimet

Alarmi për bombë në makinën e Lionel Messit dhe Luis Suarezit në aeroportin e Barcelonës, El Prat, ka dalë të jetë i rrejshëm.

Policia kishte marrë një telefonatë për një pako të dyshimtë nën makinën e yjeve të Barcelonës, por shërbimet e sigurisë konfirmuar se alarmi ishte i rremë pas kërkimeve që i kishin bërë.

Policia me qentë e saj ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka kontrolluar makinën.

I tërë incidenti është kapur nga kamerat e LaSexta. 


(Kosova Sot Online)