Pesë problemet e Realit, një prej tyre edhe Hazard

  • 01 August 2019 - 23:36
Pesë problemet e Realit, një prej tyre edhe Hazard

Turneu Audi Cup ka shtuar dyshimin tek fansat e Real Madridit se skuadra e tyre ende nuk është gati për sezonin e ri, sidomos në aspektin e mbrojtjes dhe të sulmit

Pesë ndeshje parasezonale të luajtura gjatë korrikut…tri humbje, një barazim, një fitore, shënuan 11 gola dhe pësuan 16 (një mesatare për 3.2 gola në ndeshje). Kjo ishte një sezon parasezonal për t’u harruar nga Real Madridi, ku zuri vendin e tretë në turneun Audi Cup nga dy ndeshje, kurse fitoi mezi kundër Fenerbahçes 5-3, duke i dhënë pak shpresa skuadrës se Zidane për sezonin e ri 2019-20.

Portieri

Audi Cup tregoi se sa i mirë është Keylor Navas, me kostarikanin i cili pati një paraqitje solide në humbjen kundër Tottenhamit në gjysmëfinale, i cili ishte fajtori kryesor që Reali nuk mori më shumë gola, përveç golin që e shënoi Harry Kane.

Paraqitja e tij në Munich, pas disa lëndimeve të Courtois ka rihapur debatin se cili portier do të startoje dhe rinënshkrimin me portierin e Ukrainës si zgjidhje të tretë. Navas pësoi nëntë gola gjatë korrikut me Madridin, Courtois me gjashtë dhe Lunin që është mposhtur vetëm një herë brenda shtyllave të portës.

Mbrojtja

Real Madridi tradicionalisht ka famë si një skuadër me stil futbolli ofensivë me një ideologji sulmuese për të shkatërruar me gola kundër rivalëve. Por lapsuset e qarta në mbrojtje janë përsëritur gjatë ndeshjeve parasezonale sepse ata pësuan 16 gola që po e shqetësojnë shumë Zidane.

Në veçanti goli i dytë i Fenerbahces e ka hidhëruar trajnerin francz me sulmuesin Dirar që e gjeti vetën në një hapësirë të madhe të zbrazët për të kaluar Navas dhe shënuar me një devijim. Nacho ishte i vetmi mbrojtës i cili e mbajti mbrojtjen në Munich, me mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të klubit, Militao që është pritur të jetë i mirë në mbrojtje por që nuk ka treguar cilësi për Real Madridin e Zidane.

Mesfusha

Shumica e përcjellësve të ndeshjeve parasezonale të Real Madridit e kanë vajtuar mungesën e Casemiros me brazilianin që do të kthehet më vonë pasi që fitoi Copa Amerika me Brazilin më 2019. As Marcos Llorente e as Valverde (që janë zëvendësuesit natyral të brazilianit) nuk kanë qenë në nivelin e duhur në qendër të fushës, sipas autoritetit të Casemiros që po ashtu është në shqetësimet e Zidane.

Casemiro-Kroos-Modric, treshja e mesfushës po ashtu nuk arritën që të dominonin në zona të ndryshme për 90 minuta dhe ky është njëri prej shqetësimeve të Zidane, i cili kërkon me çdo kusht që në Santiago Bernabeu të transferohet Paul Pogba në skuadrën e tyre.

Vija sulmuese

Vija e sulmit e Real Madridit gjatë pesë ndeshjeve parasezonale ka treguar shumë mangësi, prej të cilës nuk duhet të pritet shumë. Golat e Benzemas në Munich tregojnë një burim optimizmi por shumica tregonin që francezi mund të kalojë një situatë pak a shumë të njëjtë si në sezonin e kaluar ku sulmuesi shënoi kundër skuadrave të vogla, por dështoi kundër të mëdhave. Mariano duket se nuk ka të ardhme në planet e Zidane pavarësisht se impresionoi në ndeshjen kundër Fenerbahçes. Jovic ende i duhet kohë por duke paksa i gjymtuar për shkak të lëndimit kundër Atleticos. Hazard, po ashtu ka nevojë për më shumë kohë por belgu është dukur shumë i ngadalshëm edhe pse korpulent në lëvizje.

Lojtarët e rinj megjithatë kanë stagnuar por edhe dukur bukur me Vinicius është dukur në formë të mirë me Fenerbahçe dhe bashkëatdhetarin Rodrygo që po ashtu kishin një paraqitje të mirë kundër Tottenham. Tinejxheri japonez Kubo ka qenë në formë të mirë e ku Zidane do të mund të llogaritë në ish mesfushorin e FC Tokyos, për të cilin ka mendim të mirë pavarësisht moshës së tij.


(Kosova Sot Online)