Manchester United ka arritur transferimin e Harry Maguire nga Leicester për 85 milionë funte

  • 02 August 2019 - 16:31
Manchester United ka arritur transferimin e Harry Maguire nga Leicester për 85 milionë funte

Harry Maguire do të transferohet në United pasi që  Leicester City është pajtuar për një marrëveshje prej 85 milionë funta për ta transferuar lojtarin në Manchester United.

Të dy klubet arritën marrëveshje për kushtet e lojtarit që po ashtu e plotësojnë kërkesën e Leicesterit, shkruan Telegraph.

Kjo shumë e paguar për të do të jetë  rekord për një mbrojtës, duke lënë pas  75 milionët e paguara për Virgil Van Dirk nga Liverpool në janar të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)