Legjenda e Milanit Franco Baresi u dërgon video-mesazh tifozëve në Kosovë

  • 05 August 2019 - 19:49
Legjenda e Milanit Franco Baresi u dërgon video-mesazh tifozëve në Kosovë

Legjenda e Milanit dhe Italisë, Franco Baressi ka dërguar një video mesazh në Kosovë për të gjithë dansat “kuqezinj” të Kosovës. Ai e ka quajtur festë këtë miqësore

Këtë të shtunë, AC Milan dhe KF Feronikeli do të luajnë ndeshjen e parë në histori të këtyre dy klubeve.

E derisa ka edhe disa ditë deri të kjo përballje historike, legjenda e Milanit por edhe e Kombëtares se Italisë, Franco Baresi ka një mesazh për tifozët e “Rosoneri” në Kosovë”.

 
Mesazhi i Franco Barezit për milanistat në Kosovë

Legjenda e Milanit, Franco Baresi u dërgon video mesazh tifozëve në Kosovë. Ndeshja me Feronikelin historike...

Posted by Gazeta Express Sport on Monday, August 5, 2019

“Jam Franco Baresi! Jam i lumtur t’ju them që më 10 gusht do jemi në Kosovë. Ekipi i Milanit është shumë i lumtur që do të merr pjesë  në këtë ndeshje, këtë miqësore, për herë të parë në histori”, thotë Baresi në këtë video.

“Do të jetë një rast i jashtëzakonshëm për të takuar fansat e shumtë aty. Do jetë patjetër një sukses dhe një festë e madhe. Një përqafim dhe shihemi së shpejti”, thotë në fund të videos Baresi

(Kosova Sot Online).