Shaqiri turpëron Gomezin në stërvitjet me Liverpoolin

  • 09 August 2019 - 13:52
Shaqiri turpëron Gomezin në stërvitjet me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri është kthyer në stërvitjet me Liverpoolin me intensitet të plotë, pasi u rikuperua nga lëndimi të cilin e kishte pësuar gjatë kohës sa ishte në detyrë me Kombëtaren e Zvicrës.

Se pse e meriton të jetë pjesë e skuadrës së Jurgen Kloppit, Shaqiri e dëshmoi në stërvitjen e tij të fundit, kur e turpëroi bashkëlojtarin Joe Gomez me një lëvizje të tij.

 

Premierliga do të kthehet sonte në orën 21:00 për sezonin 2019/20, me ndeshjes hapëse mes fituesit të Ligës së Kampionëve, Liverpoolit, dhe klubit të ri në ligë, Norwich Cityt, në stadiumin “Anfield”.

Skuadra e Jurgen Kloppit e mbylli sezonin e kaluar në pozitën e dytë në tabelën e Premierligës, vetëm me një pikë më pak sesa kampioni në fuqi, Manchester City.

Në anën tjetër, Norwich City është njëra ndër tri klubet e promovuara në Premierligë nga Championshipi, niveli i dytë i futbollit në Angli. Sonte, ata pritet ta fillojnë luftën për mbijetesë. 

(Kosova Sot Online)