Baresi për ndeshjen në “Fadil Vokrri”: Formacioni do të jetë më i miri

  • 10 August 2019 - 15:07
Baresi për ndeshjen në “Fadil Vokrri”: Formacioni do të jetë më i miri

Legjenda e Milanit, Franco Baresi ka thënë se janë shumë të lumtur që sonte në “Fadil Vokrri” do të luajnë ndeshjen miqësore me Feronikelin.

Ikona e Rossonerëve ka thënë se pritja nga tifozët shqiptarë ishte e jashtëzakonshme, por edhe që janë në dijeni për historinë e Kosovës dhe cilësinë e futbollit tonë.


Bares më tej ka shtuar se mezi pret që ta njoh nivelin e futbollit në Kosovë dhe storien e tyre për arritjen  që kanë bërë deri këtu.

Ndër të tjera, ai tregoi se në “Fadil Vokrri” do të zbresin më të mirët, mund të luajnë të gjithë futbollistët.

“Për ne është e rëndësishme që të jemi këtu dhe besoj që formacioni do të jetë më i miri, por natyrisht se të gjithë lojtarët do ta kenë shansin që të luajnë. Nuk di shumë për futbollin këtu, mirëpo dua ta njoh më shumë nivelin e ligës dhe të mësoj për rrugëtimin që kanë bërë”, ka shtuar më tej Baresi.

(Kosova Sot Online)