Zyrtare: Cuisance transferohet në Bayern Munich

  • 17 August 2019 - 15:38
Zyrtare: Cuisance transferohet në Bayern Munich

Michael Cuisance edhe zyrtarisht është lojtar i Bayern Munich

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Borussia Mönchengladbach në faqen zyrtare, teksa ka konfirmuar se 20-vjeçari ka kryer testet mjekësore të premten, transmeton Gazeta Express.

“Pas dy sezoneve me Borussia, Michael Cuisance do të largohet për të kaluar te FC Bayern München me efekt të menjëhershëm. Mesfushori 20-vjeçar ka kryer testet mjekësore të premten (16.08.19), derisa klubet kanë arritur marrëveshje të shtunën”, shkruhet në njoftimin e Mönchengladbachut.

20-vjeçari ka bërë 35 paraqitje në Bundesliga për dy sezone te Borussia Monchengladbach, ka dhuruar 3 asiste. 

(Kosova Sot Online)