Coutinho arrin në Gjermani për teste mjekësore

  • 18 August 2019 - 13:30
Coutinho arrin në Gjermani për teste mjekësore

Coutinho tashmë ndodhet në Gjermani, gjatë ditës do t’i kryejë testet mjekësore para se të kompletojë transferimin nga Barcelona te Bayern Munich.

Paso dështoi ta bindë Ernesto Valverden te Barcelona, Philippe Coutinho është gati për aventurën e re.

Ai ka arritur në Gjermani, gjatë ditës do t’i kryejë testet mjekësore për të kompletuar transferimin te Bayern Munich. 

Klubi gjerman ka njoftuar se braziliani është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni, por nuk është mësuar shifra që duhet të paguajnë bavarezët për lojtarin që në total i ka kushtuar Barçës 160 milionë euro.

Për një sezon e gjysmë në “Camp Nou”, Coutinho ka bërë 76 paraqitje dhe ka shënuar 21 gola.

(Kosova Sot Online)