Trepça 89 deklason Gjilanin, Ferizaj befason Dritën

  • 18 August 2019 - 19:13
Trepça 89 deklason Gjilanin, Ferizaj befason Dritën

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë të Ipko Superligës së Kosovës

Sot në kuadër të xhiros së parë të IPKO Superligës së Kosovës janë luajtur ndeshjet në mes të Dritës dhe Ferizajit, Dukagjinit dhe KF Ballkanit si dhe Trepçës 89-Gjilanit.

Kampioni i para dy viteve, FC Drita ka pësuar humbje nga Ferizaji në shtëpi.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e tretë shtesë nga Fillonit Shaqiri. Vlen të theksojmë se Drita në këtë ndeshje luajti pa Gilberto i cili u ndëshkua me të kuq.

Në ndeshjen tjetër KF Dukagjini i Klinës nuk ka arritur që ta mposht KF Ballkanin në shtëpi.

Kjo ndeshje përfundoi pa gola.

Në anën tjetër Trepça 89 e ka shkatërruar me rezultat 4-1 Gjilanin në Mitrovicë.

Ardian Muja nisi serinë e golave për minatorët në minutën e 23-të, për ta dyshuar rezultatin Arb Manaj në minutën e 44-të.

Goli i tretë për vendasit erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 61-të kurse rezultati u katërfishua në minutën e 64-të. Të dy këto gola u shënuan nga penalltia.

Gjilani shënoi golin e nderit në minutën e 74-të po ashtu nga penalltia ku i saktë u tregua Busic Tomislav. 


(Kosova Sot Online)