Zyrtare: Balotelli lojtar i Brescias

  • 18 August 2019 - 20:47
Zyrtare: Balotelli lojtar i Brescias

Mario Balotelli ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar “kontratë shumëvjeçare” me klubin e vendlindjes së tij Brescia si lojtar i lirë pas promovimit të tyre në Serie A

“Mario Balotelli Barwuah është zyrtarisht lojtar i ri i Brescia. Futbollisti ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare me Rondinelle”, thuhet në deklaratë.

“Rikthimi në Itali, pas tri viteve, është bërë i mundur nga përkushtimi i Marios dhe entuziazmi i tij për t’u rikthyer Brescia, qyteti ku ai është rritur dhe ku ai mësoj anën teknike dhe fizike më parë”.

“Nesër, më 19 gusht, futbollisti do të prezantohet zyrtarisht në zyrat qendrore të Brescia në ora 4:45”.

Është raportuar se paga bazë e tij është 1.5 milionë euro për një vit me një numër të madh bonusesh për golat e shënuara, paraqitjet, nëse luan për Italinë dhe do të këtë pagë të rritur nëse Brescia i shmanget rënies nga liga.

Balo ka lindur në Palermo, por ishte zhvendosur në Brescia si dy vjeçar në të cilin vend kishte jetuar familja e tij që e kishte adoptuar.

29 vjeçari kthehet në Itali për herë të parë prej vitit 2016, kur kishte përfunduar huazimin te Milan për të shkuar në Liverpool dhe mandej të luajë për Nice dhe Marseille. 

 

(Kosova Sot Online)